Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Theu arrestin e shtëpisë për të shpërndarë drogë, arrestohet 22-vjeçari, i gjendet edhe armë
Masa e sigurisë “arrest në shtëpi” nuk e pengonte një 22-vjeçar nga Velipoja që të lëvizte i lirë në zonë dhe jo vetëm, pasi shpërndarë lëndë narkotike të ndarë në doza. I riu u vu në pranga nga policia e Shkodrës teksa ishte duke qarkulluar me automjet, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjet edhe një armë zjarri. “Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetas që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dilte nga banesa dhe shiste lëndë narkotike në doza, kanë organizuar punën për kapjen e tij në flagrancë. Ata e kanë konstatuar shtetasin F. G., duke qarkulluar me automjet, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkodrës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”,...