Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Vasseur: McLaren e jashtëzakonshme me gomat, problemi më i madh i Ferrari është shasia
Përpara Çmimit të Madh të Holandës, i cili do t’i japë fund periudhës historike të pistës së Zandvoort në Formula 1 në fund të gushtit, Ferrari renditet në vendin e dytë në kampionatin e konstruktorëve, me 260 pikë, por 299 pikë pas McLaren. Ky hendek rrjedh nga një gjysmë e pare e sezonit pothuajse perfekte e sezonit e McLaren, i cili në sezonet e fundit ka qenë në betejë me Ferrari. Drejtori i Ferrari, Frédéric Vasseur, për këtë hendek aktual midis dy ekipeve dha mendimin e tij. “Gjatë tre ose katër fundjavave të fundit, kemi arritur ta ngushtojmë hendekun në dy të dhjeta. Në fillim të sezonit, patëm shumë probleme me menaxhimin e pistës. Pati probleme me cilësinë, pastaj skualifikime. Humbëm pak fokusin”, tha Vasseur....