Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Qëlloi me kallashnikov në Kombinat pas sherrit, Gjykata lë në burg 28-vjeçarin dhe shokun e tij
Gjykata e Tiranës dha sot (26 gusht) masën e sigurisë “arrest në burg” për Oltion Asllanin (Vodollarin) dhe Serxhio Bajzën. Asllani është 28-vjeçari që të premten (22 gusht) qëlloi me kallashnikov drejt një mjeti në lëvizje në zonën e Kombinatit, pas një konflikti të dhunshëm me disa persona, duke terrorizuar edhe kalimtarët në rrugë pasi doli nga mjeti me armë në dorë. Në seancë Asllani ka pohuar se nuk ka pasur qëllim të vriste, por të trembte personat që e kishin dhunuar fizilkisht. Ndërsa Bajza është shprehur se ka shoqëruar me makinë shokun e tij jashtë dëshirës, por për shkak se është ndjerë i kërcënuar prej tij. Asllani dhe Bajza do të hetohen për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë.