Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
Zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë, pas 7 muaj ngërç Vetëvendosje! merr fitoren e parë pas zgjedhjeve
Dimal Basha është kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës duke i dhënë fund ngërçit 7 mujor me mos konstituimin e Kuvendit. Basha i mori 73 vota për, 30 kundër dhe tri abstenime. Sipas biografisë së publikuar në uebfaqen e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka lindur më 12 tetor 1979 në Prishtinë dhe jeton në qytetin e Ferizajt. Studimet e larta i ka përfunduar në “John Jay College of Criminal Justice” në New York, duke diplomuar me vlerësimin më të lartë në drejtimin “E Drejta Penale Ndërkombëtare.” Dimali gjithashtu ka përfunduar studimet Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare, me fokus në “Konflikt dhe Siguri,” në Universitetin “The New School University,” po ashtu në New York. Në politikë, Dimal Basha ka shërbyer si deputet i Kuvendit të Republikës...