Risi në Kategorinë e Parë/ Trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave përzgjedhin formacionin & trajnerin më të mirë të javës

Risi në Kategorinë e Parë/ Trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave përzgjedhin formacionin & trajnerin më të mirë të javës

Për herë të parë, trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave do të përzgjedhin jo vetëm formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës në “Abissnet Superiore”, por edhe në Kategorinë e Parë. Ky vlerësim do të bëhet pas analizimit të performancës së skuadrave në çdo javë të kampionatit, duke nxjerrë në pah lojtarët dhe trajnerët më të spikatur. Pas përfundimit të javës së parë, portieri më i mirë është përzgjedhur Klevis Hasanbelli i Laçit. Mbrojtjen më të mirë e përbëjnë Vangjel Zguro i Pogradecit, Serxhio Xhika i Korabit, Redon Dragoshi i Kukësit dhe Fabjan Beqja i Besës. Në mesfushë dhe sulm janë përzgjedhur Salim Abubakar i Skënderbeut, Sander Kalaj i Laçit, Klahos Zani i AF Luftëtarit, Oniks Grezda i Kukësit, Saleh Nasr i Skënderbeut dhe...