Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Një Inter me “5 yje”, “çmonton” Torinon në “San Siro”, Chivu: Kemi lënë pas të kaluarën, ishim të shkëlqyer (VIDEO)
Një Inter me “5 yje”, një debutim perfekt për Chivu në Serie A, një sukses 5-0 ndaj Torinos që “ndez” ambientin zikaltër, me të drejtë tifozët ëndërrojnë për një tjetër sezon si protagonistë në Itali. Me vetëm një ndryshim në formacion, pa Calhanoglu në mesfushë, me Susic në vend të Asllanit, Inter ishte brilant ndaj Torinos, ndërsa dyshja kuqezi, Asllani-Ismajli ndoqën nga tribuna dorëzimin pa kushte të “demave”. Në “San Siro”, Inter e nisi sfidën me marshin e pestë, ku pas vetëm 18 minutash, Bastoni me kokë gjatë zhvillimeve të një goditje këndi kaloi zikaltërit në avantazh. Në të 36-tën, Thuram përfitoi nga një rrëmujë në zonë dhe me një goditje të saktë dyfishoi shifrat. Torino bëri pak ose aspak për t’u rikthyer në lojë,...