Spektakël në “St.James Park”, Liverpool “thyen” Newcastle në frymën e fundit, i nderon një 16-vjeçar, Rio Ngumoha “pushton” mediat angleze

Spektakël në “St.James Park”, Liverpool “thyen” Newcastle në frymën e fundit, i nderon një 16-vjeçar, Rio Ngumoha “pushton” mediat angleze

5 gola, raste pafund për shënim, një futboll i “çmendur”, një super sfidë Newcastle-Liverpool, më të kuqtë që festojnë në fund pas një goli në minutën e 10-të shtesës. Tifozët shijuan një sfidë spektakolare, kjo falë edhe Newscastle, të cilët edhe pse më 10-të lojtarë nuk u dorëzuan deri në fund. Ekipi i Slot vijon ecurinë perfekte edhe këtë sezon, 2 ndeshje 6 pikë të plota. Të kuqtë kaluan në avantazh minutën e 35-të, me Gravenberch që gjeti cepin e portës pas një goditje të fortë nga distanca. Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 45-të, Gordon ndërhyri ndaj Van Dijk, me arbitrin që pas rishikimit të VAR e ndëshkoi me karton të kuq. Liverpool i bëri një nisje me gol edhe fraksionit...