Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Merr fund kriza në Kosovë! Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit me 73 vota
Ka marrë fund kriza institucionale në Kosovë. Pas 57 seancave të dështuara, deputetët kanë votuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke ia besuar detyrën deputetit të Vetëvendosjes, Dimal Basha. 73 deputetë kanë votuar pro kandidaturës së Bashës. Pro Dimal Bashës kanë votuar deputetët e grupit parlamentar të PDK-së, përveç tre figurave: Ganimete Musliu, Nait Hasani dhe Fadil Demaku. Pro votuan edhe depuetët e AAK-së, Daut Haradinaj, Lahi Brahimaj, Bekë Berisha, por edhe Arben Gashi nga radhët e LDK-së. Gjashtë muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Kosova do të ketë një Kuvend funksional, duke i hapur rrugën edhe përpjekjeve për formimin e qeverisë së re. Dimal Basha ishte kandidati i pestë i propozuar nga radhët e Vetëvendosjes, pas Albulena Haxhiu, Donika Gërvalla, Hekuran Murati e...