“Kosovën e kemi bashkë”, Dimal Basha flet si Kryeparlamentar, fton opozitën për bashkëpunim

“Kosovën e kemi bashkë”, Dimal Basha flet si Kryeparlamentar, fton opozitën për bashkëpunim

Me 73 vota pro, Dimal Basha u zgjodh sot kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, pas 57 seancave të dështuara radhazi, që e futën vendin në ngërç institucional pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Kandidatura e Bashës ishte e pesta e propozuar nga partia fituese e zgjedhjeve, Vetëvendosje dhe ndryshe nga katër të mëparshmit arriti të marrë vota edhe nga partitë opozitare, PDK, AAK dhe LDK. Në fjalimin e tij të parë nga foltorja si kryetar i Kuvendit, Basha nënvizoi se ky institucion është zemra e demokracisë. Pasi falënderoi edhe kundërshtarët për besimin me votë, ai i ftoi që të punojnë në të mirë të vendit pasi siç tha: “Kosovën e kemi bashkë”. “Ky institucion është zemra e demokracisë, vendi ku përfaqësohen zërat e të...