Hollywood do të përgatisë një film për Kobe Bryant, “Warner Bros” blen të drejtat e skenarit

Hollywood do të përgatisë një film për Kobe Bryant, “Warner Bros” blen të drejtat e skenarit

Kompania e njohur kinematografike “Warner Bros”, ka blerë të drejtat për skenarin e një filmi, që tregon historinë se si ylli i Lakers, Kobe Bryant, u refuzua nga New Jersey Nets dhe përfundoi në Los Angeles. Një film për karrierën e Kobe Bryant do të ishte afërsisht sa gjatësia e filmit “Lufta dhe Paqja”. Madje ndoshta gjashtë orë e tridhjetë minuta nuk do të ishin të mjaftueshme. Kjo është arsyeja pse “Warner Bros” ka siguruar skenarin për një film që do të përqendrohet ekskluzivisht në ditën e draftit të Bryant. Titulli i përkohshëm është “Me Zgjedhjen e 8-të” (With the 8th Pick). Zgjedhja e tetë në atë draft ishte në pronësi të New Jersey Nets, të trajnuar nga John Calipari. Ekipi, i cili më vonë...