VIDEO / Librat falas, Rama ndan emocionet e familjeve në prag të vitit të ri shkollor

VIDEO / Librat falas, Rama ndan emocionet e familjeve në prag të vitit të ri shkollor

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të martë një video nga shpërndarja e librave falas për nxënësit, duke ndarë me qytetarët emocionet e prindërve dhe fëmijëve që përfitojnë paketën e plotë të librave për vitin e ri shkollor. Në video dëgjohen zëra të gëzuar fëmijësh që presin me padurim fillimin e vitit të ri, si dhe prindër që ndajnë emocionet e tyre: “Unë kam ardhur këtu për të marrë librat e klasës së parë,” thotë një fëmijë, ndërsa një prind shprehet: “Emocionet janë pa fund, gati të qajmë jemi… shumë të emocionuar.” Një tjetër prind shton: “Si fillimi i klasës së parë, shumë mirë, me emocione.” “Normalisht jemi të emocionuar sepse na kujtohet vetja kur kemi qenë fëmijë.”, thotë një tjetër.Dhe nuk mungon zëri i një gjysheje që thotë...