Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Humbet lushnjari 77-vjeçar, gruaja shkon e kërkon në polici
                            Gruaja denoncon humbjen e bashkëshortit të moshuar, i cili vuan edhe nga probleme shëndetësore. Policia e Lushnjës bëri sot me dije se ditën e djeshme (25 gusht), në Komisariat është paraqitur dhe ka kërkuar ndihmë, e moshuara Rr. H., se po atë ditë ishte larguar nga banesa bashkëshorti i saj, A. H., 77 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga skleroza. “Punohet për gjetjen e tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme”, bëri me dije policia vendore. Shërbimet e policisë kanë marrë edhe fotografi të personit të humbur, teksa po ushtrojnë kërkime në disa zona të qytetit dhe po pyesin të njohurit dhe qytetarët.