Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vdekja e dy motrave në Sarandë, reagimi i fortë i Erion Braçes: Ishte vrasje! Të ndryshojnë urgjent 2 ligje në Kodin Rrugor dhe Penal
Pas lajmit tragjik të vdekjes së dy motrave nga Delvina në aksidentin e ndodhur pak ditë më parë, ka reaguar deputeti socialist Erion Braçe. Ky i fundit kërkon menjëherë ndryshimin e dy ligjeve në Kodin Rrugor dhe Kodin Penal, që kanë të bëjnë me aksidentet rrugore dhe abuzimin me fuqinë e detyrës të punonjësve të shtetit që përdorin edhe armët e shërbimit për ngjarje kriminale. Braçe e cilëson një vrasje dhe jo një aksident rrugor, pasi shoferi që i përplasi, ishte në gjendje të dehur, ndaj kërkon ndryshimin e ligjit për këto raste dhe ashpërsimin e tij. Postimi i Erion Braçes: Dy vajza të reja fare u përcollën dje në banesën e fundit. Nuk e imagjinoj dot dhimbjen e nënës së tyre, babait të tyre,...