No Image Available

Gjergj Fishta mbi varrin e Avni Rustemit: Ká me pasë Shqypni! Do të bâhet Shqypnija!

FISHTA MBI VARRIN E AVNI RUSTEMITFragment “Hajde, Avni, pra tash me u dá prej nesh pergjithmonë. E sa për punë të Shqypnís mos bán marak. Un, që ti e din se nuk gënjej, po t’jap fjalën ktû mbí grykë të vorrit tand se ideali yt kombtár do të triumfojë e Shqypnija ká me përparue e lirë e lulzueme; pse në nji anë deka ká me herrë, ká me korrë, ká me shkëmesë kët frrotë idiotash, egoistash, fanatikësh e farizejsh, neper kthetrat e të cilvet sod fati i atdheut âsht tue u pershkue; në tjetrën anë Perendija i amshueshëm ká me shndritë mendjen e ká me dikue aq fort fuqí në zemër të moshës së re, që kjo, me punë, me ndigjesë ndaj ligjët e me...