Tenderët sekretë të AKSHI-t, gropa e zezë e Karçanajt, ja skandalet e mikeshës së Ergys Agasit dhe ortakes së Ramës…

Tenderët sekretë të AKSHI-t, gropa e zezë e Karçanajt, ja skandalet e mikeshës së Ergys Agasit dhe ortakes së Ramës…

Miliarda lekë janë shpërndarë nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) përmes tenderëve të dyshimtë dhe procedurave të mbuluara me “sekret shtetëror”. Nën drejtimin e Mirlinda Karçanajt, institucioni është kthyer në një prej mekanizmave më të mëdhenj të shpërdorimit të fondeve publike në Shqipëri, ku gara fiktive, kompanitë “hije” dhe kontratat e paracaktuara janë bërë praktikë e përditshme. Përmes negociatave të mbyllura, procedurave të kufizuara dhe tenderëve të klasifikuar, një pjesë e madhe e parave publike janë kanalizuar drejt kompanive të lidhura, ndërkohë që transparenca dhe konkurrenca reale kanë munguar. Kompani që nuk dorëzojnë as ofertë reale, por figurojnë vetëm në dokumente për të plotësuar numrin minimal, janë bërë pjesë e skemës abuzive që ka shndërruar AKSHI-n në simbol të korrupsionit nën petkun e...