Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Ancelotti nuk e fsheh: Jam i emocionuar për debutimin me Brazilin në “Maracanã”
“Qartësisht jam shumë i emocionuar, që do të luaj për herë të parë me Brazilin në ‘Maracanã’”. Kështu u shpreh trajneri italian i kombëtares braziliane, Carlo Ancelotti, duke iu përgjigjur një pyetjeje të ANSA-s gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e listës së të thirrurve për dy ndeshjet e radhës kualifikuese të Botërorit 2026, që do të zhvillohen më 4 shtator ndaj Kilit, në “Maracanã”, dhe më 9 shtator në “El Alto” kundër Bolivisë. Trajneri i mëparshëm i Real Madridit theksoi gjithashtu se pret përmirësim të performancës së të tijve pas dy ndeshjeve të para në qershor, kundër Ekuadorit dhe Paraguajit, të cilat përfunduan përkatësisht me një barazim dhe një fitore.“Brazili mund të përmirësohet akoma në cilësinë e lojës dhe intensitet, kemi kohë për ta...