Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rama drejt Sllovenisë për Forumin Strategjik të Bledit, ja pjesëmarrësit e tjerë
Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, që do të zhvillohet në qytetin slloven midis datave 1 dhe 2 shtator. Në punimet e Forumit të 20-të të Bledit, shefi i qeverisë shqiptare do të ketë edhe një fjalë në një nga panelet e liderëve. Së bashku me Ramën në forum do të marrin pjesë edhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković dhe ai malazez, Milojko Spajić. Në rang Presidentësh, do të jenë të pranishëm Alar Karis e Estonisë, Petr Pavel i Çekisë, Jakov Milatović i Malit të Zi dhe mikëpritësja nga Sllovenia Nataša Pirc Musar. Ajo çka bie në sy është fakti se në listëprezencë mungon emri i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti por edhe ai i Presidentes Vjosa...