Vdekja tragjike e dy motrave, Braçe: Ishte vrasje, jo aksident! Të ndryshohen urgjent këto dy ligje

Vdekja tragjike e dy motrave, Braçe: Ishte vrasje, jo aksident! Të ndryshohen urgjent këto dy ligje

Deputeti socialist Erion Braçe kërkon menjëherë ndryshimin e dy ligjeve në Kodin Rrugor dhe Kodin Penal, që kanë të bëjnë me aksidentet rrugore dhe abuzimin me fuqinë e detyrës të punonjësve të shtetit, që përdorin edhe armët e shërbimit për ngjarje kriminale. Braçe ka reaguar sot me anë të një postimi në Instagram duke marrë shkas nga aksidenti i rëndë në Sarandë, ku vdiqën dy motrat Dhimaku dhe u plagos një vajzë e tretë, kurse autori i dyshuar dhe i arrestuar tashmë, Kevi Norra, rezulton se është një punonjës i Ministrisë së Brendshme, që ishte i dehur në timon, me shpejtësi dhe në parakalim të gabuar. Braçe e cilëson një vrasje dhe jo një aksident rrugor, ndaj kërkon ndryshimin e ligjit për këto raste dhe ashpërsimin e tij....