Slot: Nuk mendoj se pamë një ndeshje futbolli ndaj Newcastle, qëndruam të fortë në një fushë të vështirë

Slot: Nuk mendoj se pamë një ndeshje futbolli ndaj Newcastle, qëndruam të fortë në një fushë të vështirë

Trajneri i Liverpool, Arne Slot kritikoi qasjen e Newcastle (e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë) në fitoren dramatike 3-2 që skuadra e tij arriti dje në “St James’ Park”, duke deklaruar se kjo nuk ishte një ndeshje futbolli. Skuadra e “reds” fitoi në kohën shtesë. Te Newcastle, me një lojtar më pak, menduan se kishin rikthyer rezultatin nga 0-2 në 2-2 për të siguruar një barazim. Goli fitues i 16-vjeçarit Rio Ngumoha në fund të kohës shtesë, i dha fund një ndeshjeje të zhurmshme dhe kaotike. Ishte një ndeshje e vështirë që nga fillimi me 19 faulle para pushimit. Newcastle më pas e përdori lojën e tyre sulmuese në goditje të thjeshta standarde me një lojtar më pak, një taktikë që shkaktoi probleme për Liverpool...