“Berisha i ka njohur zgjedhjet”, avokati: Demokratët të kërkojnë zbatimin e statutit dhe largimin e tij

“Berisha i ka njohur zgjedhjet”, avokati: Demokratët të kërkojnë zbatimin e statutit dhe largimin e tij

Pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit, Sali Berisha nuk mund të vijojë të rrijë më në krye të Partisë Demokratike. Kështu u shpreh avokati Romeo Kara, i cili në një intervistë për ABC NeWs tha se Berisha vijon të përdorë një retorikë për të justifikuar humbjen, por kjo strategji tha ai është e kotë. Sipas tij, Sali Berisha e ka marrë peng Partinë Demokratike dhe në këto kushte demokratët duhet të mblidhen dhe të kërkojnë zbatimin e statutit, i cili parashikon se një kryetar partie në rastet kur humbet zgjedhjet e përgjithshme, ai duhet të largohet nga drejtimi i partisë. “Retorika e Saliut bëhet për të mbajtur pushtetin në PD. Ai si person, sipas statutit të PD, duhet të japë dorëheqjen dhe të mos...