Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zjarr gjatë natës në Bogovë, flakët u favorizuan nga era dhe temperaturat
Një zjarr ka rënë gjatë natës në Bogovë në Skrapar. Zjarri nisi në pjesën e sipërme të luginës dhe është duke e përhapur me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta. Në zonë shkuan forcat zjarrëfikëse të Beratit, Poliçanit dhe Skraparit, forca të shumta policie dhe forca ushtarake nga Reparti i Ndërhyrjes së Shpejtë në Poshnje, të cilët bënë të mundur lokalizimin e flakëve dhe vënien e tyre nën kontroll.