Alarmante! Nga 1 shtatori, BE dhe Zvicra ndalojnë lloje kancerogjene të manikyrit xhel

Alarmante! Nga 1 shtatori, BE dhe Zvicra ndalojnë lloje kancerogjene të manikyrit xhel

Nga 1 shtatori, BE dhe Zvicra do të ndalojnë disa lloje manikyri me xhel, sepse përmbajnë një përbërës kimik të quajtur TPO. Ky përbërës përdoret për ta tharë më shpejt xhelin nën dritën UV, por është shpallur i rrezikshëm për shëndetin. Është klasifikuar si i dëmshëm, veçanërisht për sistemin riprodhues. Për këtë arsye, autoritetet kanë vendosur që ai të mos lejohet më në produktet kozmetike. TPO (Trimethylbenzoyl Diphenylphosphine Oxide) është një fotoiniciator, pra një substancë kimike që aktivizohet nën dritë UV ose LED dhe shkakton ngurtësimin e materialeve si xheli i thonjve. Për shkak të kësaj aftësie, ai është përdorur gjerësisht në industrinë e manikyrit me xhel. Megjithatë, studime toksikologjike kanë treguar se TPO ka veti të rrezikshme për shëndetin. Ai është kategorizuar nga Bashkimi...