Dembélé për “Topin e Artë”: Është “Graali i Shenjtë” i futbollit. Unë mes favoritëve? Krejt normale…

Dembélé për “Topin e Artë”: Është “Graali i Shenjtë” i futbollit. Unë mes favoritëve? Krejt normale…

Pas dy muajsh do të mësojmë emrin e fituesit të “Topit të Artë” 2025. Mes pretendentëve kryesorë për ta pasuar Rodrin është pa dyshim Ousmane Dembélé. Sulmuesi i PSG vjen nga sezoni më i mirë i karrierës së tij: 33 gola, 15 asiste në 49 ndeshje zyrtare dhe mbi të gjitha 5 trofe të ngritur lart, mes tyre edhe Champions League e shumëpritur për klubin parizien. Shifra që e kanë vendosur përfundimisht në elitën e futbollit botëror. I intervistuar nga podcasti “ForForTwo”, francezi nuk e fshehu se ky çmim është objektiv i madh: “Para finales së Champions-it, njerëzit bërtisnin ‘Ousmane, Topi i Artë’. Sidoqoftë, ne ishim të gjithë të përqendruar te skuadra dhe arritja kolektive. Për një vlerësim individual, megjithatë, nuk ka asgjë më të...