Mot me kthjellime dhe vranësira gjatë ditës së sotme, temperaturat nuk ndryshojnë

Mot me kthjellime dhe vranësira gjatë ditës së sotme, temperaturat nuk ndryshojnë

Ditën e sotme (26 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura, të cilat gradualisht pas mesditës do të vijnë në shpërbërje. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 12 m/s.  Deti do të jetë me valëzim të forcës 2-3 ballë.