PD, a do të shkojë në Parlament?Berisha: Do ketë një Komision Hetimor për krimin …

PD, a do të shkojë në Parlament?Berisha: Do ketë një Komision Hetimor për krimin …

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha thotë se pas nisjes së punimeve të Kuvendit të ri në shtator, do të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor për zgjedhjet. Gjatë fjalës së tij në një konferencë me gazetarët, Berisha vazhdoi akuzat ndaj kreut të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) Altin Dumani, të cilin e quan “Altin Troplini”, duke e akuzuar se është i marrë peng nga qeveria dhe nuk heton dot për krimet zgjedhore. “Padiskutim që do të ketë komision. Natyrisht, Altin Troplini nuk heton dot, sepse Altin Troplini është i marrë peng nga Edi Rama, për arsye se është personi i vetëm me një rrogë me 4 apartamente, 3 të regjistruara në emrin e tij, dhe të katërtin thotë banoj me qira, kollovar, tek vjehrri.  Punonjës tjetër shtetëror...