Rreth 22 mijë të huaj në Shqipëri, 54% kanë si arsye punësimin

Rreth 22 mijë të huaj në Shqipëri, 54% kanë si arsye punësimin

Afro 22 mijë shtetas të huaj kanë zgjedhur Shqipërinë për të jetuar dhe punuar. Referuar të dhënave të INSTAT, në vendin tonë në vitin 2024, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri është rritur me 2.2%, krahasuar me një vit më parë. 54.3% e të huajve me leje qëndrimi kanë arsye kryesore punësimin, e ndjekur nga bashkimi familjar me 24.5%. arsye të tjera me 16.3%, studimi me 4% dhe qëllime humanitare me 0.9%. E ndërsa të huajt me leje qëndrimi në Shqipëri dominojnë nga shtetasit e Kosovës, Italisë dhe Turqisë, rritje të kërkesave për t’u pajisur me leje në vendin tonë vijnë edhe Azia, Amerika dhe Afrika. Trend ky që reflektohet edhe në tregun e punës në Shqipëri, ku mbulohen shërbime të ndryshme...