Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Pandemia e Covid dëmtoi shëndetin e trurit, madje edhe tek njerëzit e painfektuar
Një studim i ri ka zbuluar se pandemia e Covid-19 ishte “e dëmshme” për shëndetin e trurit, madje edhe tek njerëzit që nuk ishin infektuar kurrë. Shkencëtarët thonë se presioni i shkaktuar nga izolimi i zgjatur dhe pasiguria gjatë krizës globale mund të ketë përshpejtuar plakjen e trurit. Sipas rezultateve, efekti ishte më i theksuar tek burrat, të moshuarit dhe individët nga klasat më të varfra shoqërore. Modelet e plakjes së trurit u zhvilluan nga më shumë se 15,000 subjekte të shëndetshme dhe më pas u aplikuan te rreth një mijë pjesëmarrës të një studimi britanik afatgjatë, Biobank, që gjurmon shëndetin e të rriturve të moshës së mesme dhe të moshuar. Gjysmës së tyre iu skanua truri para pandemisë dhe pjesës tjetër para dhe pas...