James Watt, një gjeni i revolucionit industrial

James Watt, një gjeni i revolucionit industrial

Sot përkujtohet jeta dhe vepra e James Watt, një nga shpikësit më të mëdhenj të epokës së Revolucionit Industrial, i cili ndërroi jetë më 25 gusht 1819. Kontributi i tij në zhvillimin e makinës me avull ka pasur ndikim të jashtëzakonshëm në industrinë botërore dhe ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën e prodhimit dhe transportit, transmeton KultPlus. James Watt lindi më 19 janar 1736 në Greenock, Skoci. Ai ishte fëmija i katërt në një familje të thjeshtë. Nga mosha e re tregoi një interes të madh për mekanikën dhe zbulimet shkencore. Pas një periudhe punë si mjeshtër mekanik, ai u emërua si asistent në Universitetin e Glasgow, ku përballoi sfidën e përmirësimit të makinës ekzistuese me avull. Më 1765, Watt shpiku një sistem të përmirësuar për makinën...