Aksident me vdekje në Vorë, automjeti përplas këmbësorin

Aksident me vdekje në Vorë, automjeti përplas këmbësorin

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Vorë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30, në dalje të Vorës, automjeti me drejtues shtetasin J. T., rreth 53 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin K. L., rreth 66 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Top Channel