Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Osmani për televizionin polak: Rusia, Kina e Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Poloni, në një intervistë për televizionin polak “TVP World” u ka bërë thirrje partive politike që t’i lënë dallimet anash dhe ta vendosin interesin e vendit para. Ajo ka kërkuar krijimin e një koalicioni të shumicës për të mos humbur siç ka thënë projektet Bashkimit Evropian dhe mundësitë me administratën e re të SHBA-së. Osmani ka folur për afrimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe sfidat politike që e pengojnë këtë proces. Duke folur për rrugën integruese të Kosovës drejt BE-së dhe NATO-s, Vjosa Osmani ka thënë se ndonjëherë krijohet përshtypja sikur kriteret dhe vlerat nuk kanë rëndësi për disa vende anëtare të BE-se, duke përmendur Serbinë e cila pavarësisht se është vetëm 40 për qind në...