ARRSH hap tenderin për Bypass-in e Sarandës

ARRSH hap tenderin për Bypass-in e Sarandës

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar së fundmi dy tendera të rinj në Agjencinë e Prokurimeve Publike, që lidhen me supervizimin e punimeve në dy projekte të rëndësishme infrastrukturore: zgjerimi i superstradës Tiranë–Durrës (Faza III) dhe ndërtimi i By-Pass-it të Sarandës (Faza I). Tenderi me objekt “Supervizion punimesh, ndërtim i By-Pass-it Sarandë, Faza I”, ka një fond limit prej 17.1 milionë lekësh. Segmenti i ri rrugor do të ketë një gjatësi prej 3,115 metrash linearë, dhe do të lidhet në mënyrë funksionale me “Rrugën e Gjashtës”. Më tej, traseja përfshin ndërtimin e një tuneli me gjatësi 730 metra, i cili do të dalë në anën tjetër të kodrës dhe do të lidhet me rrugët ekzistuese SH8 dhe “Kardhiq–Delvinë”. Në fillim të projektit është parashikuar edhe një...