Nga morali te pazari për kushërirat: Si Lapaj dhe KQZ e shndërruan në farsë ligjin për mandatet

Nga morali te pazari për kushërirat: Si Lapaj dhe KQZ e shndërruan në farsë ligjin për mandatet

Kolegji Zgjedhor i vuri sot vulën çështjes së mandatit të “Lëvizjes Shqipëria Bëhet”, duke djegur përfundimisht shpresat e Adriatik Lapajt për ta menaxhuar mandatin sipas qejfit. Vendimi u vonua dy javë përtej afatit ligjor, duke ushqyer dyshime se vonesa nuk vinte nga pamundësia e gjyqtarëve për t’u mbledhur, por nga nevoja për kohë, derisa të “gjendej” rruga për prishjen e vendimit të KAS-it. Dyshimet u davaritën pasi u bë publik fakti se Lapaj kishte ndërruar mendje dhe nuk kërkonte më mandatin për vete, por që të linte në fuqi vendimin e Celibashit, i cili ia jepte atë kushërirës së tij, Kleana Xhuveli. Ky ndryshim drastik vetëm 24 orë para vendimit të Kolegjit ka dy shpjegime: ose Lapaj, me vonesë, e kuptoi gafën me “taktikën” për...