Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Lapaj i pavendosur: Heq dorë nga mandati, por kërkon që deputete të shkojë goca e tezes
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e kreut të lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, duke ia kaluar mandatin e deputetit tezes së tij Ana Dajko. Ndryshe nga çfarë kishte deklaruar më parë, se mandatin duhet ta merrte tezja, sot Lapaj ka pretenduar ta marrë goca e tezes, Kleana Xhuveli. Mirëpo, pretendimet e kreut të “Shqipëria Bëhet” nuk janë marrë parasysh dhe anëtarët kanë vendosur që mandatin ta marrë Ana Dajko, tezja e Adriatik Lapaj. Ky i fundit, që kur kanë përfunduar zgjedhjet është përfshirë në përplasje me anëtarin e koalicionit Endri Shabani, duke pretenduar se mandati i takonte atij. Më pas, kur rrezikohej sepse emrat në listën e sigurt nuk po jepnin dorëheqjen, ai kërkoi që mandatin ta merrte tezja e tij. Në skenë atë kohë,...