Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ministria e Mbrojtjes për zjarret: 4 vatra aktive, po punohet për shuarjen e flakëve në Pishë-Poro të Vlorës
Këtë të hënë janë raportuar 10 vatra zjarri, nga të cilat 6 janë shuar dhe 4 të tjera janë aktive. Sipas Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, në Pishë-Poro të Vlorës, zjarri i rënë në një terren ranor në fshatin Delisuf të njësisë administrative Novoselë është favorizuar nga era dhe ka marrë një shtrirje të madhe në drejtim të fshatit Pishë-Poro. Terreni ranor nuk mundëson operimin me mjete zjarrfikëse edhe pse 3 automjete zjarrfikëse me 12 efektivë, 4 forca AdZM dhe 10 forca bashkiake ndodhen në zonë. Në mbështetje të forcave në terren kanë fluturuar nga Baza e Kuçovës katër helikopterë, dy të Forcës Ajrore shqiptare dhe dy të Emirateve të Bashkuara Arabe. Vatrat e tjera aktive janë ato në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative...