“Djali iu hodh në qafë të atit për të ndihmuar nënën”, detaje tronditëse nga krimi në familjen shqiptare në Greqi

“Djali iu hodh në qafë të atit për të ndihmuar nënën”, detaje tronditëse nga krimi në familjen shqiptare në Greqi

Kanë dalë të tjera detaje nga krimi i rëndë i ndodhur dy ditë më parë në Volos të Greqisë, me protagonistë një familje shqiptare. Mediat greke raportojnë se 40-vjeçari shqiptar Pandeli Kolaneci para se ta godiste me thikë për vdekje gruan e tij Marjanën, kishin debatuar me tone të ashpra. Sipas mediave në momentin kur gruaja po përpiqej të shpëtonte dhe ndodhej në hyrje të banesës, autori e kishte ndjekur nga pas me qëllime të qarta dhune. Në atë çast, djali i tyre 13-vjeçar mësohet se u hodh mbi 40-vjeçarin në përpjekje për ta ndaluar dhe për të shpëtuar të ëmën. Të tre fëmijët më të vegjël të çiftit ishin dëshmitarë të debatit të ashpër mes prindërve që kishte nisur më herët atë mëngjes, brenda...