“Korrupsion i padënuar”, Balliu ngrit alarmin: Pse askush nuk merret me aferën e milionave të EkoParkut?

“Korrupsion i padënuar”, Balliu ngrit alarmin: Pse askush nuk merret me aferën e milionave të EkoParkut?

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, vijon të jetë aktiv me denoncimet e tij ndaj fenomenit të korrupsionit në vendin e tonë. Së fundi Balliu bën pyetjen ku përfunduan 13 milionë eurot të EkoParkut. Përmes një video në rrjetet sociale, Balliu ngre pyetjen se si ka mundësi që zhduken miliona euro dhe nuk hetohet askush në këtë aferë gjigante. Denoncimi i Balliut: Ku përfunduan 13 milionë euro të EkoParkut? Si është e mundur që një aferë e tillë, ku janë zhdukur miliona euro nga taksat e qytetarëve, të mos hetohet? Pse drejtësia hesht? Pse nuk merret në pyetje firmëtari i kësaj afere, ai që ka vënë vulën mbi shpërdorimin e parave publike?