Shkencëtarët transplantojnë mushkëri derri te një pacient me tru të vdekur për herë të parë në botë

Shkencëtarët transplantojnë mushkëri derri te një pacient me tru të vdekur për herë të parë në botë

Shkencëtarët në Kinë kanë kryer për herë të parë një transplant mushkërie nga derri te një njeri i gjallë, duke hapur një kapitull të ri në mjekësinë e transplantimeve. Studiuesit nga Universiteti Mjekësor i Guangzhou-t transplatuan mushkërinë e majtë të një derri të modifikuar gjenetikisht te një pacient 39-vjeçar i shpallur i vdekur në tru, ndërsa mushkëria e djathtë origjinale u mbajt. Organet e derrit, për shkak të ngjashmërisë së tyre në madhësi dhe funksion me ato të njeriut, po konsiderohen prej kohësh si kandidatë të fortë për ksenotransplantim. Sipas rezultateve të publikuara në revistën Nature Medicine, mushkëria e transplantuar mbeti funksionale për nëntë ditë, duke u përballur me shenja të para të refuzimit në ditën e tretë dhe të gjashtë. Ky eksperiment, i cili...