Zjarr në pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës

Zjarr në pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës

Pasditen e sotme, një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, pranë lagunës së Nartës. Nga pamjet e para, tymi i dendur ka mbuluar të gjithë zonën, duke krijuar shqetësim për banorët dhe mjedisin përreth. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Vlorës me 7 punonjës, të cilët po punojnë intensivisht për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Për fat të mirë, pasditja nuk është shoqëruar me erë të fortë, faktor që ka ndihmuar në frenimin e përhapjes së zjarrit. Aktualisht, vatrat e zjarrit janë të izoluara dhe nuk paraqesin rrezik për t’u përhapur më tej.