“Jetë a vdekje për votën e lirë”, Berisha paralajmëron aksion të fortë opozitar:  Nuk ka bojkot, por luftë pa..

“Jetë a vdekje për votën e lirë”, Berisha paralajmëron aksion të fortë opozitar: Nuk ka bojkot, por luftë pa..

Sali Berisha nuk e njeh rezultatin e 11 majit, por pak ditë nga nisja e legjislaturës parlamentare, ai nuk e ka më në tryezë opsionin e bojkotit. Ndryshe nga sa disa zëra në radhët e demokratëve kërkojnë, duke u shprehur se PD nuk duhet të njohë as mandatet e deputetëve, Berisha thotë se beteja kundër farsës elektorale siç quan ai 11 majin, do të zhvillohet edhe në parlament. “PD do ta bëjë këtë betejë kudo, kudo…kudo! Është betejë për jetën ose vdekjen e votës së lirë”, tha Berisha. Por, më shumë se si do të bëhet kjo betejë, në selinë blu në këtë fund gushti po diskutohet ndarja e 50 mandateve të vetme që arriti të siguronte në zgjedhje PD dhe aleatët e saj në...