Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“50 deputetë janë armë politike”, Murrizi i bën thirrje PD-së: Jo djegie mandatesh, por betejë parlamentare
Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi ka reaguar sot lidhur me disa spekulime, sipas të cilave Partia Demokratike mund të vendosë sërish të djegë mandatet. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Murrizi shprehet se gjendja aktuale e PD-së nuk është e mirë dhe në vend që të mendohet ky akt, duhet të përqendrohet në detyrën e vet si opozitë në Kuvend, me 50 deputetët që do të ketë në legjislaturën e ardhshme. Murrizi shton se duhet një opozitë joselektive, që nuk bën pazare, e mbi të gjitha, që me punën e saj të kthejë PD-në në pushtet.