Më pak emigrantë të parregullt, Shqipëria jo më trampolinë drejt Perëndimit për të huajt

Më pak emigrantë të parregullt, Shqipëria jo më trampolinë drejt Perëndimit për të huajt

Jo vetëm nga shqiptarët… Shqipëria po braktiset edhe nga të huajt. Nga mbi 6 mijë e në 2019-n, vitin e shkuar pati vetëm 104 kërkesa për azil. Krahasuar me vitin 2023, kërkesat për azil janë përgjysmuar. Pjesa më e madhe  tyre janë nga Afganistani, ndjekur nga ana nga Siria dhe Pakistani. “Kemi disa faktorë. Së pari, Shqipëria nuk është më pjesë e rrugëve prioritare të emigrimit. Mungesa e një strategjie të qartë për integrimin e të huajve dhe perceptimi për pasiguri politike, administrative apo ekonomike, ka ndikuar ndjeshëm”, thotë për A2 CNN Armela Xhaho, studiuese e çështjeve të emigracionit. Në vitet e fundit, pasaporta shqiptare ishte bërë një alternativë për shumë qytetarë nga vende të treta, për arsye praktike, kulturore apo thjesht për të pasur...