Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Shkolla e Muzikës “Amadeus” hap regjistrimin për nxënës, mundësi edhe për drejtime të reja
Shkolla e Muzikës “Amadeus” ka hap thirrjen për regjistrimin e nxënësve për vitin e ri shkollor, dhe sipas njoftimit, ky është afati i dytë për regjistrimin e nxënësve. Drejtuesit e shkollës kanë bërë të ditur se për regjistrimin e nxënësve të rinj, përpos drejtimeve më të hershme, janë hap edhe drejtime të reja, e që konsiderohen drejtime atraktive për nxënësit. KultPlus ju sjell të plotë njoftimin e Shkollës së Muzikës Amadeus. Afati i dytë i regjistrimeve në Shkollën e Muzikës “Amadeus” është i hapur! Tashmë regjistrimet e hapura për drejtimet e reja dhe tejet atraktive: Kontrabas, Violë, Korno, Fagot, Trumbetë dhe Trombon. Poashtu për drejtimet që gjithmonë kanë qenë zemra dhe baza e shkollës sonë: Piano, Kitarë, Violinë, Klarinetë, Flaut, Violonçel, Solokëndim, Bateri, Parashkollor muzikor...