Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Ana Ahmatova: Kaq shumë gurë hodhën përmbi mua…
Poezi nga Anna Ahmatova Kaq shumë gurë hodhën përmbi muaSa sot asnjë prej tyre s’më frigonMe ta një kullë e hijshme u ndërtuaM’e lartë se çdo kullë ajo qëndron.Ndërtuesit e saj falënderojPaçka se e ndërtuan me nxitim.Prej saj më shpejt agimin e shijojDhe diellin shikoj me gjatë në perëndim.Dhe në dritaren time ditë për ditëFryn erë deti më flladit.Në dorën time vjen pëllumbi haPa në mos mund të shkruaj më diçkaNjë ditë, e perëndishme, krahëlehtë,Do vijë muza për ta shkruar vetë. Përktheu: Petraq Kolevica ObserverKult Lexo edhe: ANA AHMATOVA: PREMTO QË NË ËNDËRR TË VISH… Ndarjen tonë të ftohtë e të nxirë,Si dhe ty, do ta mbart unë rish.Përse qan? Nëma dorën më mirëDhe premto që në ëndërr të vish. Jam me ty si një...