Nuk është vetëm pavarësia e Kosovës, por edhe Rruga e Kombit!

Nuk është vetëm pavarësia e Kosovës, por edhe Rruga e Kombit!

Nga Enver Bytyçi/ “Ndonjëherë mendoj, ç'do bënin këta po të mos ishte pavarësuar Kosova? Do të hante njeriu njeriun këtu”! Kështu shkruan akademiku shqiptar, i mirënjohuri Artan Fuga. Ai i referohet pranisë së turistëve kosovarë në Durrës dhe thotë se këtë të mirë publike në Shqipëri e solli pavarësia e Kosovës. Po. Kjo është e vërtetë. Pa turistin kosovar Shqipëria dhe Durrësi do ishin mjerimi më i madh i të gjitha kohëve. Dhe pa pavarësinë e Kosovës nuk do i kishim këta turistë. Ndaj dhe njohja e këtij fakti na bën më mirënjohës, me përulës para asaj që ka ndodhur në këtë çerekshekulli në Ballkan, në Kosovë dhe në hapësirën shqiptare. Akademiku Fuga ka vënë në piskamë pavarësinë e Kosovës, si kushtin dhe shkakun kryesor...