Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Komisionerët e PS votojnë në vend të qytetarëve”, Bardhi publikon provat e reja nga Fier-Lushnja:Balluku e lidhur me..
Bardhi publikon pamje të tjera të kamerave të QV në Lushnje: Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë fijet që lidhin pazgjidhshmërisht Belinda Ballukun dhe terroristët e saj elektoralë në qarkun e Fierit Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, njëherazi Drejtuesi Politik i qarkut Fier Gazment Bardhi, ka publikuar të tjera pamje nga kamerat e QV në qarkun Fier, ku tregohet sesi komisionerë, vëzhgues dhe patronazhistë të PS në 73 raste votojnë në emër të qytetarëve apo kontrollojnë në dhomën e fshehtë sesi votojnë qytetarët. Bardhi në një reagim në rrjetet sociale shprehet se kontrolli i plotë dhe total i vullnetit të qytetarëve nuk mund të prodhonte tjetër rezultat, përveçse grabitjen padrejtësisht të mandatit përfaqësues të qytetarëve nga zyrtarë të korruptuar dhe të lidhur me eksponentë...