ZYRTARE/ Asllani bëhet “dem”, prezantohet te Torino. Sylvinho fton Shpendin në Kombëtare

ZYRTARE/ Asllani bëhet “dem”, prezantohet te Torino. Sylvinho fton Shpendin në Kombëtare

Nga Italia, trajneri i Torinos, Marco Baroni, zbulon se Ardian Ismajli nuk është ende gati, rikthimi i tij në fushën e lojës pritet të ndodhë pas pauzës që sjell Kombëtarja. Ismajli pësoi një dëmtim në kofshën e djathtë gjatë një miqësore me Vallencia-n, dëmtim që pritet ta mbajë larg Kombëtares për dy sfidat e radhës, në miqësoren kundër Gjibraltarit dhe ndaj Letonisë, në kualifikueset e Botërorit. Baroni shtoi se Ismajli do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të tjera të martën. Baroni zbuloi gjithashtu se për sfidën e parë, kundër Inter në “San Siro” nuk do të jetë i pranishëm Kristjan Asllani. Nuk ka asnjë mister në këtë pikë, pasi gjithçka ka të bëjë me një marrëveshje xhentëlmenësh mes palëve, Inter, Torino, Asllani, të gjithë kanë rëndë dakord...