Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
“Mund të ‘helmojë’ hetimet”/ GJKKO refuzoi lirimin e tij, Meta apelon vendimin që e la në arrest me burg
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ankimuar vendimin e GJKKO-së, e cila refuzoi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg”. Gjykata e posaçme nuk pranoi kërkesën me argumentin se pozita ndaj tij është rënduar dhe se mund të prishë hetimet dhe ndikojë të dëshmitarët. Nga ana tjetër, avoktatët e Metës kanë sugjeruar një masë më të butë si ajo e bllokimit të pasaportës, me pretendimin se nuk ka asnjë rrezik që klienti i tyre të largohet apo të arratiset nga vendit. Avokati Kujtim Cakrani më herët është shprehur se klienti i tij nuk përbën cenim për procesin gjyqësor. Ish-presidenti Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Ilir Meta ndodhet në burg...