Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shpopullimi i fshatit arbëresh, kryebashkiaku thirrje Melonit: Jemi të braktisur
Kryebashkiaku, Mose’ Antonio Troiano, nuk dorëzohet dhe shprehet kundër planit të ri strategjik kombëtar për zonat e brendshme. “Jemi tërësisht të braktisur”, ka deklaruar qytetari i parë për agjencinë e lajmeve “ANSA”, duke i drejtuar një thirrje edhe kryeministres Meloni. “E ftoj të vijë tek ne për të prekur me dorë vështirësitë e komunave të vogla të zonave të brendshme”, ka thënë Troiano. I ndodhur në Val Sarmento, në një lartësi prej 843 metrash, San Paolo Albanese është ngritur nga arbëreshët dhe origjina e tij daton në vitin e largët 1534. Banorët mbajnë ende të gjalla traditat arbëreshe, zakonet, gjuhën, ritet fetare greko-bizantine dhe festat popullore. Qytetari i parë është shprehur kundër planit strategjik kombëtar, duke thënë se dokumenti përmban një frazë të papërshtatshme. “Dokumenti...