Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Erëra mbi 100 km/h dhe përmbytje në Italinë veriore, shpallet alarm në rajonet Emilia-Romagna
Një stuhi e dhunshme ka ‘mbjellë’ shkatërrim në rajonet turistike të Emilia-Romagnas në Itali. Shira të rrëmbyer, erëra që mbërrinin shpejtësinë mbi 100 kilometra në orë dhe breshër kanë goditur Riminin e Ravenën, duke shkaktuar atje dëme të konsiderueshme materiale. Mediat lokale kanë folur për “një bombë të vërtetë moti”, duke përmendur faktin që stuhia e rrallë rigjeneron veten falë lagështirën që merr nga deti i ngrohtë. Gati 300 pemë llogaritet të jenë rrëzuar në Milano Marittima, ku janë dëmtuar edhe shumë makina të parkuara, megjithatë fatmirësisht, nuk ka raporte për të lënduar. Autoritetet lokale po përgatiten të shpallin gjendje emergjence rajonale dhe ekipet e zjarrfikësve janë mobilizuar për pastrimin e zonave të goditura. Stuhia nisi në prët e para të ditës dhe përfshiu shumë...