Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Motrat u shuan/ I ati shpëtoi nga tragjedia djalin 10-vjeçar! Gjyshja: Kam parë ëndërr të keqe
Motrat, Elvisa 22 vjeç dhe Rezina Dhimaku 20 vjeç ishin nisur mbrëmjen e së dielës për të pirë një kafe në Sarandë, po humbën jetën në aksidentin tragjik. Mësohet se ato morën leje nga prindërit, duke u thënë se do merrnin me vete edhe shoqen e tyre, Antonelën. Madje donin të merrnin me vete edhe vëllanë e tyre 10-vjeçar, por babai u tha ta linin atë se, “është i lodhur”. Babai dhe mamaja e tyre i la të shkonin ndërsa gjyshja u tha që mos ikni se “kam parë një ëndërr të keqe”. Një banor i fshatit Kopaçez në Delvinë tregoi se babai i dy vajzave është bari. Rizal Dhimaku, ose Zotja, siç i thërrasin në fshat, i ka rritur fëmijët duke mbledhur sherebelë.